Me të ëmën dhe të bijën, Besniku ndan foton e veçantë të 3 brezave (FOTO LAJM)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi po shijojnë javët e para si prindër dhe gëzimi që Emi ka sjellë në jetën e tyre është mjaft i madh.

Mirëpo, përveç tyre edhe prindërit e dy personazheve me siguri po kalojnē ditë mjaft të bukura.

Së fundmi Besniku ka ndarë një foto me nënën dhe vogëlushen e tij, duke i bërë një dedikim mjaft special.

“Dy dashni t’mdhaja t’miat dhe një super stil i flokëve i jemi”, shkruan ai.

Besniku ndan herë pas here momente nga jeta e re si baba dhe shpesh i shoqëron me humorin që atë e karakterizon gjithmonë.


Shtuar 29.07.2020 09:37