“Mbretëresha e aksesorëve”, Kate Middleton bën viral vathët vetëm 8 dollar (FOTO LAJM)

Kate Middleton është quajtur ndryshe “mbretëresha e aksesorëve”, sidomos e vëthëve që ajo i pëlqen aq shumë dhe i kombinon me aq shije.

Zgjedhjet e saj tërheqin përherë vëmendje, por kur bëhet fjalë edhe për aksesorë të lirë, të cilat mund t`i blejë kushdo, atëherë vëmendja bëhet më e madhe.

Të tillë ishin vëthët e “Accessorize”, që dukesha i mbajti në verë, gjatë vizitës në kopshtin “Back to Nature”, të kombinuara me një fustan jeshil poshtë gjurit.

Kur vëthët dolën në shitje, u shitën në mënyrë marramendëse.

Me siguri ky është efekti i dukeshës Kate, por ndikoi edhe çmimi shumë i arsyeshëm prej 8 paund i tyre.

Kate ka rënë në sy edhe për vëthët e gjelbër dhe ngjyrë arti të Monica Vinader dhe perlat e markës Annoushka.


Shtuar 21.02.2020 09:56