Interi dhe Milani prezantojnë projektin e stadiumit të ri (FOTO LAJM)

Milani dhe Interi vijojnë negociatat me bashkinë e Milanos për ndërtimin e një stadium të ri, që do të ndërtohet në të njëjtën zonë me “Giuseppe Meazza”-n, ndërsa së fundi kanë prezantuar edhe dy projektet më të reja.

Bëhet fjalë për dy vepra të realizuara nga studio Populous dhe Manica/Sportium, të cilat janë azhornuar me kërkesat që ka pasur bashkia e Milanos, për të dhënë miratimin për nisjen e punimeve.

Një prej kërkesave të këshillit bashkiak ishte që stadium aktual të rifunksionalizohej stadium aktual, ndryshe nga projekti i mëparshëm i dy klubeve të qytetit, që parashikonte prishjen e tij pasi të kishte përfunduar ndërtimi i të riut.

“Klubet e Interit dhe Milanit kanë dorëzuar sot në bashkinë e Milanos projektet për ndërtimin e stadiumit të ri, të cilat janë ripunuar në bazë të 19 kritereve të vendosura nga këshilli bashkiak. Në projektet e reja parashikohet rikualifikimi i stadiumit të vjetër, për t’u përdorur si qendër tregtare, argëtimi dhe sportive”, thuhet në komunikatën e përbashkët të dy klubeve.


Shtuar 7.05.2020 19:32