Për shumicën e ekipeve është java e dytë e Serie-A, ndërsa për Interin, Atalantën, Lazion por edhe Benevento e Filipo Inzaghit është java e parë.
Sigurishtë që vëmendja më e madhe e spordashësve do të jetë te takimi i mbrëmjes që do të zhvillohet në San Siro mes Interit dhe Fiorentinës.
Të lidhura
None found
Zikaltrit kanë një mesion tepër të vështirë, të zbresin Jventusin nga froni dhe ndoshta ky është viti i duhur që Scudetto të ndërrojë qytet pas 9 vitesh që shkon në Torino.
Pritet të jetë një përballje mjaft e fortë midis dy ekipve, duke parë edhe përbërjet që kanë më skuadër.
Për Interin pritet të debutojnë nga minuta e parë dy lojtarët e afruar në këtë merkato verore, Achraf Hakimi dhe Aleksandër Kolarov, ndërsa të Fiore pritet të debutojnë, Cristiano Biraghi dhe Sofyan Amrabat.
Ndeshja fillon nga ora 20:45.
