I preferuari i shqiptarëve, gazetari rrëfen si i ndryshoi jeta “Sarpit” brenda natës (FOTO LAJM)

Çagatay Ulusoy është një ndër aktorët turk më të pëlqyer të momentit në të gjithë botën. Nuk kishte se si të bënte përjashtim Shqipëria. Ai u bë i njohur në vendin tonë përmes rolit të Sarp në serialin “I infiltruari”, ku edhe fitoi një simpati shumë të madhe nga publiku femëror.

Së fundmi, aktorit turk i është kushtuar një artikull lidhur me jetën e tij.Gazetari Mutlu Hesapçi ka botuar një artikull në lidhje me “Sarpin”, teksa ndër të tjera tregon se jeta e Çagatay ka ndryshuar brenda një nate falë një producenti.

‘Kjo është historia e një të riut jeta e të cilit ndryshoi brenda një nate. Nëse producenti nuk do ta kishte parë atë natën në konkursin për modelim jeta e tij do të ishte shumë ndryshe. Ai luajti në serinë e tij të parë pa pasur asnjë ide për aktrimin. Ai vazhdoi të studionte për aktrim ndërsa vazhdonte të merrte pjesë në shfaqje televizive. Nga një model ai u bë aktor që studio jo vetëm në Turqi por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai dëshmoi se ishte jo vetëm një aktor i shkëlqyeshëm, por edhe një këngëtar i mrekullueshëm, edhe pse nuk do të ndoqi një karrierë muzikore. Gagatay e di plotësisht mirë vlerën e parave që ka fituar, sepse ai nuk është rritur në pasuri, dhe është shumë i mirë në administrimin e tyre, duke preferuar të jetojë në mënyrë modeste, por pa i mohuar vetes asgjë’, shkruan gazetari për “Sarpin”.


Shtuar 3.08.2020 09:13