I firmosur 17 vite më parë, zbulohet amaneti i Nexhmije Pagarushës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u nda nga jeta një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, Nexhmije Pagarusha.

Artistja ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Mësohet se këngëtarja kishte lënë një amanet që në varrimin e saj të dëgjoheshin këngët e një tjetër zëri të madh të muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri.

Ajo e kishte lënë këtë dëshirë 17 vite më parë në një letër me kokë “AMANET”.

“Kur të vdes, atë natë ma lëshoni te vorri CD-në ‘Lugina e Dashurisë’ të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruhet në letrën e amanetit, shkruan BW.

Artistja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933.


Shtuar 7.02.2020 15:47