Gjithmonë të njëjtën shije, e dashura e re e Brad Pitt është fiks si Angelina Jolie (FOTO LAJM)

Brad Pitt është fotografuar teksa mbërriti në Francë me një avion privat me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski.

Aktori 56-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, ka nisur tashmë një romancë të re me modelen gjermane.

Të lidhura

None found

Burimet për “The Sun” thanë se ata dukeshin si “adoleshentë të dashuruar” pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës.

Dyshja u pa duke dalë nga një avion privat në Aeroportin Le Castellet, pasi Pitt raportohej se kishte fluturuar nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski-n.

“Ata po putheshin dhe Brad ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj saj”, tha një burim për revistën OK!.

“Ai ishte në një vend gjysmë publik, por nuk dukej se i interesonte shumë që po e shihnin. Ajo është një bukuri e vërtetë dhe padyshim shumë më e re se ai”.

Poturalski ka gjithashtu një ngjashmëri të madhe me Jolie, sot 45 vjeç, por sigurisht kur ishte më e re.

Raportet sugjerojnë që Poturalski dhe Pitt po kalojnë kohën së bashku në shtëpinë e bukur të pushimeve të Pitt, Chateau Miraval, që ai e bleu për 67 milionë dollarë në vitin 2011 me Jolie.


Shtuar 27.08.2020 08:20