Tronditet Përrenjasi, i riu i jep fund jetës duke u vetëvrarë

Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Përrenjas, dhe viktima është shtetasi Florian Albrahimi.

Florian Albrahimi, i cili banonte në tek të afërmit e tij në Stravaj, është gjetur i varur në tel vendi i quajtur “Ura e Hakës”, e njësisë adminitrative Stravaj.

I riu është gjetur pajetë nga banorë të zonës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet se çfarë e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Për në vendngjarje është nisur policia e Prrenjasit dhe Ambulanca e spitalit të Prrenjasit. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 14:42