Fizioterapistja humb jetën nga Covid-19 në muajin e tetë të shtatzanisë (FOTO LAJM)

Një fizioterapiste, i cili u diagnostikua me koronavirus kur ishte 32 javë shtatzënë ka vdekur nga sëmundja, por mjekët arritën të shpëtojnë foshnjën e saj me një operacion cezarian urgjent.

Viviane Albuquerque, 33 vjeç, u dërgua në Spitalin Unimed në qytetin Recife në shtetin verilindor të Brazilit, më 28 mars me simptoma të Covid-19 në javën e 32-të të shtatzënisë.

Ajo u konfirmua se kishte virusin në 1 prill dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të faktit se ishte në gjendje më të rënduar.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe më 3 prill ajo u intubua para se të kryhej një operacion cezarian më 4 prill.

Foshnja lindi me sukses por nëna Albuquerque nuk u shërua dhe vdiq një ditë më vonë.

Partneri i saj Erik Silva tha se fëmija i tyre ishte në njësinë e kujdesit intensiv në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Gazeta lokale Folha de Pernambuco raporton që fëmija peshonte 2 kilogramë dhe kishte pësuar një atak kardiak, shkruan “Mail”.


Shtuar 8.04.2020 16:10