Moderatorja e njohur, Elita Rudi ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një foto të sajën ku ka treguar dhe rutinën e saj gjatë vetizolimit.
“Ha, fli, karantinë, përsëritje”, ka shkruar Rudi krah postimit të fundit në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Megjithatë ajo çfarë bie në sy në këtë postim është ngjashmëria e madhe e Elitës me Kim Kardashian.
Me flokët e ndara në mes dhe grimin në ngjyrat e tokës, moderatorja duket si një kopje e Kardashian.
Me siguri ky detaj nuk do i shpëtojë as syrit të ndjekësve, të cilët e kanë pëlqyer menjëherë këtë pozë të Elitës.
