CHAMPIONS/ Statistikat dhe formacionet e mundshme të ndeshjes Napoli – Barcelona (FOTO LAJM)

Champions League rikthehet përsëri sotme me dy përballje mjaft interesante, Napoli – Barcelona dhe Chelsea – Bayern Munchen, shkruan Albeu.com.

Gennaro Gattuso ka shumë dyshime në ndeshjen e sotme, me Koulibaly i cili është rikthyer por ka më shumë se dy muaj që nuk luan dhe mesfushorin Allan që është rikthyer nga dëmtimi, por vendin e tij nga janari e ka zënë Demme dhe po e bën mjaft mirë.

Gjithashtu në dyshim për napoletanët është edhe porta, Dovid Ospina apo Meret, me ktë të fundit që ka lënë pas dëmtimin.

Sulmi sa duket do të lihet për minutën e fundit pasi Milik dhe Mertens janë në një konkurencë të fortë.

Vendasin vuajn mungesat e Malcuit, Ghulam dhe Hysajt.

Në krahun tjetër Barcelona i ka më të qarta idet për këtë ndeshje. Vendin e të dëmtuarve Sergio Roberto, Alba, Dembele dhe Suarez sic ka ndodhur në ndeshjet e fundit tashmë do zëvendësohen nga Semedo, Firpo, Fati dhe Griezzmann.

Për Barcelonën nuk mund të luajë blerja më e rë Braithëaite për shkak se transferimi u krye shumë vonë.

Fakt interesant para kësaj ndeshje është se të dyja skuadrat vijn të pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në Champions. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 09:55