Paraditen e sotme, një zjarr ka rënë në zyrat e IKMT dhe zjarrfikëses së Fierit.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, në njërën prej zyrave.
Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.