Mbretëria e Bashkuar merr vendimin e rëndësishëm për emigrantët që shkojnë me gomone në Angli

Gjykata e Lartë e Londrës ka vendosur që plani i Britanisë për të dërguar emigrantët në Ruandë është legjitim.

Vendimi është cilësuar një fitore për kryeministrin Rishi Sunak, i cili ka bërë një premtim politik për të menaxhuar numrin rekord të emigrantëve që shkojnë në vend me gomone, nëpërmjet kanalit të La Manshit.

Sipas planit, i cili u bë i ditur në prill, Britania do të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrijnë në brigjet e saj në Ruandë.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, gjyqtarët Clive Lewis dhe Jonathan Swift thanë se ishte e ligjshme që Britania të nënshkruante një marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend dhe që kërkesat e tyre për azil të caktoheshin atje.

“Deportimi i azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe ligjore të qeverisë,” thanë gjyqtarët.

Dëbimi mund të prekë këdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar./albeu.com/