Eksperti i IT-së: Sulmi ndaj sistemit TIMS ka nisur që në maj 2021, ndërhyrja është zbuluar vonë

Gentian Progni, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, theksoi se ndërhyrja në sistemin TIMS ka nisur që në muajin maj të vitit 2021.

“Nuk mund të them me saktësi që ky sistem nuk ka qenë i mbrojtur por them se Microsoft, në raportin e dalë me 8 shtator tregoi se sistemet nuk janë update, detyrat nuk janë bërë siç duhet. Ndërhyrja ka ndodhur që në maj 2021, dhe e kemi marrë vesh në korrik. Kjo tregon dhe një gjë më të madhe për ne sepse ekspertët kanë ikur. Nëse do të kishte ekspertë nuk do të ndodhte ndërhyrja e dytë.”, theksoi Progni.

Kujtojmë se sitemi TIMS ka rënë pre e hakterave dy ditë më parë, duke shkaktuar kaos në aeroport dhe në disa pika kufitare në vend. Por, tashmë është rikthyer në funskion dhe puna vijon normalisht./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 08:48