E bujshme nga mediat italiane, Agnelli synon Igli Taren me projektin e ri

Një lajm bombastik vjen nga Calciomercato ku Juventus ka vendosur në shënjestër drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

Juventusi me presidentin Andrea Agnelli e vlerëson shumë punën e kryer në vitet e fundit nga menaxheri shqiptar

PROJEKT – Duhet thënë se Agnelli kohët e fundit ka revolucionarizuar strukturën menaxhuese të zonës sportive të Juventusit me lamtumirën e Paraticit. Pëlqimi për Taren, megjithatë, ka rrënjë të largëta dhe nuk është shuar as shtyrë nga këshilltarët e tij më të afërt. Tare vitet e fundit në Lazio  ka blerë lojtarë me çmime të ulëta dhe më pas duke i shitur më shtrenjtë.

AFATET – Tare është pjesë e Lazios që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit nga klubi italian disa herë në vitet e fundit. Kontrata e tij aktuale do të përfundojë më 30 qershor 2023, dhe pak më shumë se një vit e gjysmë pas përfundimit  të marrëveshjes, interesi i Juves mund ta joshë shqiptarin. Historia mëson se Lotito mezi i heq “xhevahirët” e tij dhe për Taren, si dhe lojtarët e tij, ai me siguri nuk do të bëjë përjashtim. /albeu.com/


Shtuar 6.10.2021 11:30