Klose pritet të bëhet trajner i skuadrës së njohur

Miroslav Klose pritet të bëhet trajner i Fortuna Dusseldorf,. e cila garon në Bundesligën 2 raporton BILD.

Legjenda e futbollit gjerman pritet të largohet nga Bayern Munchen së bashku me Hansi Flick, pasi ishte asistent i këtij të fundit.

“Për momentin jam në karantinë. Andaj s’mund të bëjë bisedime për të ardhmen time. Por ka shumë opsione të cilat janë emocionuese. Vendimin për të ardhmen time do e marr vetëm unë dhe atë do e bëjë shumë shpejtë”, ka thënë Klose

Përveç Dusseldorf ka oferta edhe nga jashtë Gjermania.

Shtuar 18.05.2021 12:05