Mediat italiane: Zidane jep dorëheqjen dhe i bashkohet Juventusit

Zinedine Zidane pritet t’i japë lamtmirën Realit në fund të sezonit nëse nuk fiton La Ligan.

Me katër ndeshje të mbetura që do jenë vendimtare, presioni te Zidane është i madh që të sjell trofeun e 35-të në klub.

Sipas Calciomercato, nëse tekniku francez dështon, atëherë me shumë gjasa do jep dorëheqje, teksa destinacioni i radhës do jetë Juventus.

“Zonja e Vjetër” thuhet se ka vendosur ta shkarkojë Pirlon në fund të sezonit dhe janë të hapur t’ia besojnë stolin Zidane.

 


Shtuar 3.05.2021 21:05