Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka marrë pjesë në protestat kombëtarë kundër racizmit. I ulur në gjunjë krah protestuesve, Trudeau i dha një mesazh presidentit Donald Trump dhe mbarë botës: “Kanada mbron fuqishëm të drejtat e njerëzve, pavarësisht ngjyrës apo përkatësisë etnike”.
Me një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë dhe rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit, me mesazhin kryesor “Jo drejtësi-jo paqe”. Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Toronton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.
Të lidhura
None found
Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit, një gjest që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër brutalitetit policor ndaj komunitetit afro-amerikan. Ai u largua kur pjesa tjetër e protestuesve nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së parlamentit.
