Vazhdojnë zgjedhjet në Mal të Zi, deri në orën 18:00 morën pjesë 70.5% e votuesve

Një numër i lartë malazezësh kanë marrë pjesë sot në zgjedhjet parlamentare.

Teksa ka mbetur vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit raportohet një përqindje e madhe pjesëmarrje.

Sipas vlerësimeve të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, 70.5 përqind e votuesve, dmth 380,700 qytetarë me të drejtë vote, dolën në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 18:00.

Kjo është një shifër e lartë pjesëmarrje krahasuara me zgjedhet e vitit 2016.

Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Po ashtu edhe partitë shqiptare garojnë në dy koalicione.


Shtuar 30.08.2020 17:17