Tronditëse: 16 vjeçarja pë*rdhunohet nga 30 djem e burra, reagon presidenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku një vajzë 16-vjeçare është përdhunuar në grup nga 30 meshkuj në një resort të Eilatit. Policia ka nisur hetimet ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy personave. Vajza e mitur ishte e dehur në një dhomë hoteli kur me të abuzuan dhjetëra meshkuj. Ngjarja ndodhi një javë më parë, ndërsa denoncimin në polici e bëri të premten e kaluar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për ngjarjen tronditëse duke thënë se “nuk ishte thjesht një krim ndaj një vajze, ishte krim ndaj humanitetit”. Një i dyshuar ka pranuar se një grup djemsh kryen marrëdhënie s*ksuale me vajzën, por thotë se ishte konsensual, raporton Times of Israel.

Për disa prej tyre thuhet se filmuan sulmet s*ksuale në telefonat e tyre. Të dyshuarit e parë u arrestuan pasi mesazhet tregonin se kishte pamje filmike të ngjarjes së rëndë. Policia thotë se vajza nuk ishte kliente në hotel, por përfundoi në tualet pasi konsumoi disa pije me disa prej miqve të saj. Prej aty u dërgua në një dhomë hoteli ku u përball me grupin e djemve, të cilët jo të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin.


Shtuar 20.08.2020 15:46