“Për asnjë arsye urgjente”, Ivanka Trump thyen karantinën (FOTO LAJM)

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared, janë larguar nga shtëpia e tyre në Uashington për t’u mbledhur bashkë me fëmijët në një klub golfi, pronë e familjes në Nuu Xhersi.

Udhëtimi nuk ishte aspak një rast urgjence, shkruan “Neë York Times”, por ishte një udhëtim “qejfi” i familjes Trump-Kushner, për të festuar bashkë me tre fëmijët, Pashkët hebraike. Pas darkës burimet thonë se bashkëshorti Kushner është rikthyer në Uashington, ndërsa Ivanka me fëmijët qëndruan në Nju Xhersi, e duke qenë se klubi i golfit është i mbyllur për publikun, është një vend i sigurt për familjen.

Vetëm një muaj më parë vajza e presidentit, njëkohësisht këshilltare e tij, postoi një video në rrjetet sociale ku i kërkonte amerikanëve të respektojnë distancën sociale pasi kështu shpëtojnë jetë njerëzish.


Shtuar 18.04.2020 19:01