Këto pamje tregojn qartë se si u transformua një atlet 40-vjeçar, i cili ka kaluar 25-ditë në gjendje kome për shkak të komplikacioneve si pasojë e infektimit mekoronavirus.
Ahmad Ayyad kishte një trup të palestruar mirë ku muskujt arrihen të shihen mjaft qartë përpara se të rezultonte pozitiv me koronavirus në 15 mars.
Të lidhura
None found
‘Dita kur u zgjova isha 70 kile,’ tha ai në një intervistë në faqen e internetit të spitalit. ‘Këmbët dhe krahët ishin të dobëta dhe gjoksi im ishte zhdukur. Nuk mund ta besoja se sa e vështirë ishte të lëvizja deri në skajin tjetër të shtratit dhe të qëndroja në këmbë. ‘
Përpara se të rezultonte pozitiv me koronavirusi, 40-vjeçari e kalonte kohën duke garuar në pistë vrapi me pengesa si dhe kalonte orë të tëra duke bërë peshëngritje në palestrat e zonës. Gjithashtu atleti punonte në biznesin e mobiljeve me pakicë të familjes së tij.
Ayyad filloi të ndjejë simptomat e virusit Covid-19 në 11 mars, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Florida. Ai u përpoq të kurohej duke pushuar dhe duke ngrënë adas shorbat, një supë me thjerrëza popullore në Lindjen e Mesme, por zbuloi që kjo gjë bëri pak për të lehtësuar sëmundjen e tij. Komplikacionet u shtuan në ditët në vazhdim dhe Ayyad u detyrua të shtrohej në spital ku dhe kaloi 25 ditë në gjendje kome. Foto e sportistit pas zgjimit nga koma janë tronditëse dhe treguese se sa i rrezikshëm është virusi.
