Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj shoqëruan presidentin amerikan, Donald Trump në Davos të Zvicrës.
Ata morën pjesë në Forumin Ekonomik Global, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti edhe një fjalim.
Mirëpo, ashtu siç çdo herë, Ivanka Trump arriti të marrë të gjithë vëmendjen.
Ivanka u shfaq fillimisht e veshur më një fustan të zi të gjatë dhe një rrip floriri.
Më pas 38-vjeçarja ndërroi veshjen, duke zgjedhur një fustan të gjelbër. Këtë fustan ajo e veshi në darkën që u zhvillua me njerëzit më të rëndësishëm në botë.