KORONAVIRUSI/ Italia merr vendimin drastik, mbyllen të gjitha shkollat

Në Itali numërohen 72 viktima nga koronavirusi, situatë e cila ka shtyrë qeverinë të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit.

Vendimi eshte marre sot nga takimi midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrave, raporton Ansa.

Krahas kesaj, italianët do të duhet të ndryshojnë stilin e jetës së tyre për të paktën 30 ditë. Asnjë shtrëngim duarsh, asnjë përqafim, asnje grumbillim, madje edhe ato sportive.

Qeveria italiane ka diskutuar marrjen e nje sere masash për të luftuar koronavirusin. Deri tani jane shenuar 2.263 te prekur me koronavirus dhe 79 viktima, duke rritur edhe me shume friken nga semundja qe po perhapet me shpejtesi e po merr jete njerezish.

Ne kudar te masave eshte keshilluar shmangia e grumbullimeve per 30 ditë, përfshirë aktivitetet sportive, pasi nuk ka garanci per respektimin e distances se sigurise dhe njerezit rrine shume te ngjedhur mes tyre.

Nderkohe qe njerëzit mbi 75 vjeç dhe personat mbi 65 qe jane patologji apo semundje te tjera u kërkohet të mos shkojnë në vende të mbushura me njerëz, mundesisht te rrine ne shtepi.

Tjeter mase eshte shtyrja e të gjitha konferencave dhe kongreseve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me personelin shëndetësor dhe shërbimet, për ti vënë ata në dispozicion për emergjencën e koronavirusit.

Keshille e vlefshme eshte te hiqni bizhute gjate larjes se duarve, pasi prania e tyre e pengon procesin.

Kerkohet kufizim i qëndrimit te të afërmve të të sëmurëve në dhomat e pritjes ne urgjencat mjekesore, po ashtu edhe i familjareve.


Shtuar 4.03.2020 13:26