E gjithë bota po jeton pandeminë e koronavirusit. Në Europë, rastet e të infektuarëve po shtohen ora orës teksa qeveritë po marrin masat e nevojshme.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron në një deklaratë për mediat në mbrëmje është shprehur se do të merren masa të reja.
Ai ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të mbyllen shkollat.
Presidenti francez ka kërkuar nga të moshuarit që të mos dalin jashtë.