Koronavirusi, evakuohet pa afat Mbretëresha Elizabeth II

Familja Mbretërore në Britaninë e Madhe ka dalë sot me një deklaratë për sa i përket masave që po merr kjo familje ndaj koronavirusit.

Në njoftim thuhet se Mbretëresha Elizabeth II ka anuluar festat në Pallatin Buckingham të Londrës dhe do të largohet nga pallati të enjten për në kështjellën Ëindsor si një masë paraprake pas shpërthimit të koronavirusit.

”Disa takime në Pallatin Buckingham këtë javë, përfshirë audiencën e mbretëreshës me kryeministrin Boris Johnson, do të zhvillohen ashtu siç ishin planifikuar”, shtoi ajo.

“Madhëria e saj do të transferohet në kështjellën Ëindsor për periudhën e Pashkëve, të enjten më 19 mars, një javë më parë se sa ishte planifikuar”, tha pallati.


Shtuar 17.03.2020 19:09