Italia nuk po ”mbledh dot veten”, regjistrohen disa lëkundje tërmeti gjatë natës

Italia është lëkundur disa herë gjatë natës e deri mëngjesin e sotëm nga tërmeti.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës, një tërmet u regjistrua në orën 2 në Romë me magnitudë 3, ndërsa dy të tjera në Crotone me magnituda 3.3 dhe 3.8.

Tërmeti i parë e kishte epiqendrën mes Marcellinas dhe San Polo dei Cavalieri. Epiqendra e këtyre të fundit ka qenë në thellësinë 26 km, 3 kilometra në lindje të kryeqendrës kalabreze.

Tërmetet u ndjenë nga qytetarët, por për fat të mirë nuk shkaktuan dëme.


Shtuar 3.04.2020 06:42