E pështyu pasagjeri i infektuar me koronavirus, humb jetën fatorino

Një fatorino treni ka humbur jetën nga koronavirusi në Londër, pasi u pështy nga një pasagjer i cili i kishte thënë fillimisht se ishte i sëmurë. Ngjarja ndodhi 1 muaj më parë, ndërsa 47-vjeçarja ndërroi jetë ditën e sotme.

Belly Mujinga, e cila kishte probleme të thella të frymëmarrjes, u pranua në Spitalin Barnet dhe u fut në një ventilator, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia Britanike e Transportit thotë se incidenti nuk ishte raportuar në atë kohë në 22 Mars, por tani ka filluar një hetim për të gjetur të dyshuarin.


Shtuar 12.05.2020 11:03