Bota nën kërcënimin e koronavirusit, shifra të frikshme nga bilanci global

108,837 persona në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, teksa numri i të infektuarve kalon 1.7 milionë qytetarë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Lajmi i mirë është se deri më tani 396,693 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë që kanë numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve me Covid 19. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën mbi 20 mijë duke u ndjekur më pas nga Italia dhe Spanja.

Italia deri më tani ka 19,468 viktima ndërkohë 16,353 persona kanë vdekur në Spanjë.


Shtuar 12.04.2020 07:02