ALARM PËR SIGURINË USHQIMORE/ Stafa shpreh shqetësimin për sufllaqet dhe akulloret: Duhet bashkëpunim për standardet e larta të kontrollit…

Hasan Stafa, drejtor i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësimin e tij për disa produkte të cilat vlerësohen si të pasigurta për konsumin.

Në një intervistë për ora news Stafa ngre alarmin për akullore, sufllaqet ku përdorimi i vajrave të ricikluara është një rrezik i madh për shëndetin e konsumatorëve, por dhe qumështuin dhe nënproduktet e tij.

Stafa: Pothuajse është më mirë sesa vitet e tjera, por natyrisht ka dhe raste. Kryesisht është pasiguria tek akulloret që ngrihen, shkrihen gjatë ditës në për ato banaqet portative të lëvizshme. Janë donerat, sufllaqet e sanduiçat, kto që janë gjysëm të gatshme dhe të gatshme, dhe tek kto vaji përdoret disa herë duke krijuar rrezikun e dioksinës tek kto produkte që konsumohen masivisht. Kryesisht qumështi dhe nënproduktet e tij, duke shkuar nga zonat përreth, kryesisht plazhet apo Tiranën, e fillojmë te Myslym Shyri që në 5 të mëngjesit që vjen qumështi shitet nëpër ato enët plastike 1.5 litër. Aq më tepër dhe nga pasiguria që vjen nga kontrolli i zinxhirit ushqimor që bëhet nga kopështi tek konsumatori dhe nga bagëtia dhe deri aty ku konsumohet.

Gjithashtu, drejtori i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë shprehet se ai ka ndërmarrë masa ligjore me gjobë për 8 raste dhe thekson se ndëshkimi i shkelësve është një hap i rëndësishëm për të siguruar respektimin e ligjeve dhe sigurinë e konsumatorëve.

Stafa: Janë vendosur 8 gjoba vetëm javës që kaloi, madje janë gjoba të rënda në kuptimin e asaj që parashikohet brenda ligjit por që parashikon ligji. Por natyrisht ende nuk po frenohen këto probleme.

Stafa shpreh nevojën për kontrolle më strikte dhe masat ligjore për të rritur standardet e prodhimit dhe kontrollit të këtyre produkteve.

Megjithatë ai bën thirrje për një bashkëpunim të ngushtë midis qeverisë, industrisë së ushqimit dhe organizatave të konsumatorëve për të garantuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë në tregun e ushqimeve në Shqipëri.


Shtuar 21.07.2024 15:36