Tre tornado u konfirmuan se kishin kaluar në Çikago, pas stuhive të forta që fillimisht goditën të gjithë zonën. Disa pjesë të Illinois u paralajmëruan gjithashtu për përmbytje të mëdha.
Mbi 60 fluturime në Aeroportin O’Hare u anuluan dhe gati 400 të tjera u vonuan. Ndërsa në aeroportin Midway të Çikagos, 34 fluturime u anuluan dhe mbi 100 u vonuan.
Rreth 300 000 njerëz mbetën pa energji në Illinois dhe 170 000 në Indiana.
Departamenti i Zjarrfikësve të Çikagos vuri në dukje se po i përgjigjej raportimeve për incidente të shumta si shembje ballkonesh, rrëzime pemësh dhe shtyllash elektrike.