Drogë në vezët e Pashkëve, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Karabinierët e Compagnia di Cervia në Milano Marittima të vendit fqinj, kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë për posedim dhe shitje narkotikësh.

Të hënën në mbrëmje, karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e të dyve në komunën e Cesenatico, tashmë të njohur për ploicinë, me qëllim kërkimin e substancave narkotike.

Sipas RavenaToday, në përfundim të inspektimit, brenda vezëve plastike, në vend të lodrave surprizë kishte drogë të llojeve të ndryshme, ku u sekuestruan 77 gram kokainë, 25 gram hashash, 15 gram marihuanë, dy karta ATM të ngjyera me kokainë, një thikë dhe 890 euro cash të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe që konsiderohen të ardhura nga shitja. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 16:32