Teksa Bitcoin thyen rekord përsëri, valutat tradicionale si euro, dollarë dhe funt po humbin vlerën

Rritjet ditore janë ato që bëjnë ndryshimin, thonë ekspertët.

Fiks një muaj pas arritjes së rekordit më të lartë ndonjëherë, Bitcoin përsëri ka arritur një rekord të ri duke tejkaluar shumën $63,000 në vlerë.

Ethereum është kriptovaluta e dytë më e vlefshme në botë, të martën ka arritur po ashtu një vlerë të re.

Këto rritje të vlerave kanë quar vlerën e përgjithshme të marketit të kriptovalutave në më shumë se $2 trilionë, duke tejkaluar vlerën e kombinuar të Facebook dhe Tesla.

Disa analist parashikojnë se këto rritje do të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe e kanë larg akoma mbarimin.

Por me pranimin e kriptovalutave si valutë blerëse nga PayPal dhe Visa, vlera e tyre pritet të rritet edhe më shumë sesa është paraparë.

Fillimi i rritjes së vlerës daton që në marsin e kaluar, kur pandemia filloi. Çmimi i bitcoin në atë kohë ishte nën $5,000 dhe në dhjetor arriti vlerën $20,000.

Disa ekspert mendojnë se arsyeja pas kësaj rritje ka qenë jostabiliteti ekonomik që u soll nga karantina në shumë shtete.

Bitcoin është i kufizuar, sepse vetëm 21 milionë bitcoin janë krijuar, dhe nuk do të krijohet asnjë më shumë, kanë bërë që investitorët ta shohin atë si “ar digjital”, që është shumë i sigurtë.

Gjithashtu, shtetet janë detyruar të prodhojnë para për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët nga humbjet fatale, gjë që gjithashtu ndikon që të ulë vlerën e valutave tradicionale.

Me këtë ulje të vlerës së valutave tradicionale, investitorët po i shohin kriptovalutat si një mënyrë më të sigurt për të kursyer para.

Këta faktorë mund të shtyjnë që bitcoin dhe kriptovalutat e tjera të rriten më shumë e më shumë në vazhdim. Në terma afatgjatë, teknologjia është vazhdimisht në rritje prandaj edhe metodat e pagimit me kriptovaluta me shumë gjasë do të bëhen e ardhmja e ekonomisë.

Teksa rekordet e reja të vlerës së bitcoin janë ato që i dëgjojmë në lajme, rritjet e ngadalta ditore të të gjitha valutave janë vazhdimisht një hap përpara drejt digjitalizimit të pagesave plotësisht.


Shtuar 18.04.2021 16:23