Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me 98 milionë dollarë për dështimin në fshierjen e përmbajtjes së konsideruar të paligjshme në Rusi.
Detajet e përmbajtjes fyese nuk janë specifikuar në njoftimin e gjykatës.
Kjo është hera e parë në Rusi që një gjigant teknologjik gjobitet bazuar në qarkullimin e tyre vjetor.
Google i tha agjencisë së lajmeve AFP se do të studionte vendimin e gjykatës përpara se të vendoste për hapat e mëtejshëm.
Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj firmave të teknologjisë këtë vit, duke i akuzuar ato për mos moderimin e duhur të përmbajtjes së tyre dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, shkruan BBC.
Disa orë pasi u shpall vendimi për Google, një gjobë prej 2 miliardë rublash iu dha Metës, kompanisë mëmë të Facebook, për shkelje të ngjashme të lidhura me përmbajtjen.
Në fillim të kësaj jave, Twitterit iu dha gjithashtu një gjobë prej 3 milionë rublash për akuza të ngjashme.
Presidenti Vladimir Putin ka nxitur zhvillimin e të ashtuquajturit “internet sovran”, i cili do t’i jepte qeverisë më shumë kontroll mbi atë që qytetarët e saj mund të kenë akses.
Kritikët kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e fushatës për të shtypur fjalën e lirë dhe mospajtimin online.