Gjiganti i veturave, Mercedes Benz ka prezantuar modelin e ri. I quajtur si Vision EQXX, modeli i ri i Mercedes është tërësisht elektrik.

Ky model mban rekordin për më shumë kilometra me një karikim të vetëm, me distancë prej 836 kilometra, duke kaluar Teslan që mbante primatin me 647 kilometra, shkruan Indeksonline.

Vision EQXX është me energji diellore dhe mjaft ekonomik duke patur konsum të energjisë në më pak se 10 kilovat orë në 100 kilometra.

EQXX mundësohet nga 117 qeliza diellore që janë instaluar në çatinë e tij, të cilat mund të shtojnë deri në 15 milje rreze në udhëtime në distanca të gjata në kushte ideale në një ditë të vetme./Indeksonline/
