Nis lufta e parë botërore e çipave

Më 2013, BE-ja nisi një projekt ambicioz. Synimi ishte të dyfishonte prodhimin mikroçipëve në Europë në 20% të totalit global deri në vitin 2020.

Gati një dekadë më vonë, BE ka prodhuar vetëm 10% të mikroçipëve. Madje Europa nuk prodhon më asnjë nga çipat më të avancuar që përdoren në qendrat e të dhënave apo celularët inteligjentë.

Pra, e nxitur nga mungesat e gjysmëpërçuesve dhe rëndësia e tyre në rritje për të gjitha llojet e industrive, blloku ka ndërmarrë një tjetër vendim. Ligji i ri i BE-së për çipat mund të ndryshojë të gjithë situatën.

Ligji i ri synon të gjenerojë investime publike dhe private prej më shumë se 43 miliardë eurosh, afërsisht sa një paketë e ngjashme në Kongresin Amerikan.

Më shumë se dy të tretat e këtyre parave supozohet të jenë në formën e subvencioneve shtetërore për fabrikat e reja të prodhimit të çipave. Realiteti ka të ngjarë të jetë më i ndërlikuar.

Për të kuptuar arsyen, duhet ta cilësojmë industrinë e gjysmëpërçuesve jo vetëm si një koleksion fabrikash të mëdha, nga të cilat më të sofistikuarat mund të kushtojnë më shumë se 20 miliardë dollarë një produkt, por si një ekosistem global i mijëra kompanive.

Edhe më shumë se në industritë e tjera të teknologjisë së lartë, kërkimi dhe zhvillimi, zakonisht kërkojnë vite dhe sigurisht kushtojnë miliarda dollarë. Çipat e rinj janë projektuar nga firma të specializuara duke përdorur programe komplekse, të cilat prodhohen nga kompani të tjera.

Kontinenti qëndron në krye të kërkimit dhe zhvillimit të gjysmëpërçuesve. Një nga fondet kryesore të trurit të industrisë, Qendra universitare e Mikroelektronikës (IMEC), ndodhet në Belgjikë.

ASML, një firmë holandeze që ka një vlerë tregu prej 230 miliardë euro, është furnizuesi i vetëm global i pajisjeve litografike. Vetëm Nvidia, një prodhues amerikan i çipave, dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC), prodhuesi më i madh në botë i çipave me kontratë, vlejnë më shumë.

Carl Zeiss SMT prodhon lente për makineritë e litografisë ASML ndërsa Siltronic prodhon vafera silikoni. Prodhuesit më të mëdhenj të çipave në Europë, janë Infineon, NXP dhe STMicroelectronics. Po, gjysma e kapacitetit të kontinentit prodhon çipa me përmasa 180 nanometra ose më shumë, të dominuar nga TSMC dhe Samsung i Koresë së Jugut, transistorët e të cilëve vijnë në disa nanometra.

Por këto elektronika janë më të dobishme për pajisjet e konsumit, pjesa më e madhe e të cilave montohen në Azi. Procesi i punës është intensiv dhe prodhohen kryesisht në Azi, me mbi 60% të kapacitetit global të bazuar në Tajvan dhe Kinë. Megjithatë gjithnjë e më shumë, paketimi është thelbësor për zhvillimin e çipave me performancë më të lartë dhe kërkesa më të ulëta për energji.

Vetëm 5% e kësaj faze të prodhimit ndodhet në Europë, duke krijuar një tjetër varësi nga Kina dhe konkurrentët e tjerë aziatikë. “Paketimi i avancuar është një fushë, në të cilën liderët e industrisë në Kinë dhe gjetkë po fokusohen shumë për momentin, si një mënyrë alternative për të rritur fuqinë kompjuterike.” “Pra, paketimi po bëhet një element shumë më domethënës i zinxhirit të prodhimit sesa ishte pesë ose gjashtë vite më parë.”

“Prodhuesit europianë të çipave fokusohen në bazën e tyre të klientëve,”sipas Jan-Peter Kleinhans nga SNV, një institut gjerman.

Nëse Akti i prodhimit të cipave është një udhëzues, politikëbërësit europianë janë të shqetësuar se këto pika nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar dobësitë e BE-së. Përveç mungesës së fabrikave moderne, Europës i mungojnë kompanitë me njohuritë e duhura për të prodhuar çipat më të vegjël, si Nvidia.

Përveç afro 30 miliardë eurove për fabrikat, BE ka llogaritur në 11 miliardë euro në një platformë virtuale të dizajnit të çipave duke përfshirë linjat e prodhimit për çipat më të avancuar.

Por gjysma e kësaj do të vijë nga shtetet anëtare dhe sektori privat.

Një tjetër problem më i madh është fokusi në joshjen e prodhuesve gjigantë të çipave për të ndërtuar mega-fabrika. TSMC dhe Intel, rivali i saj amerikan, pretendojnë të ndërtojnë në Europë fabrika të mëdha për prodhimin e çipave. Për të mundësuar marrëveshje të tilla, e para prej të cilave pritet pas disa javësh, Komisioni Europian dëshiron të lehtësojë rregullat e ndihmës shtetërore për t’i lejuar shtetet anëtare të subvencionojnë fabrika të tilla.

Por nëse përpjekjet e BE-së dështojnë, fabrikat europiane do të duhen të mbështeten tek të huajt për të çipa me porosi.

Por pse, kompanitë amerikanë kanë vendosur që çipat e tyre të prodhohen në Europë dhe jo në Azi apo në vendin e tyre?

Thierry Breton, komisioneri i BE-së përgjegjës për politikën industriale, ka parashikuar që Europa do ti përgjigjet jo vetëm kërkesës së kontinentit por edhe tregjeve botërore. Por do të ishte me pozitive që Europa të mbështeste ekosistemin e saj të çipave përshembull në kërkimin bazë.


Shtuar 11.02.2022 15:46