Xavi rikuperon Eric Garcia dhe holandezin Depay

Lajm i mirë për Xavin në kuadër të derbit kundër Espanyol dhe ndeshjes së Europa League kundër Napolit. 

Eric Garcia u stërvit rregullisht dhe mund të thirret nesër, ndërsa Memphis Depay u stërvit veçmas, por mund të rikthehet kundër skuadrës së Spallettit. 

Holandezi pothuajse e ka kapërcyer problemin e kofshës dhe synon të kthehet në fushë të enjten, megjithëse tekniku mund të vendosë të mos e sforcojë dhe ta përdorë kundër Valencias tre ditë më vonë.

Ish-lojtari i Lyon nuk luan prej një muaji./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 15:45