Kur Gmail u lançua 20 vite më parë, njerëzit kujtuan se ishte shakaja e 1 Prillit

Kur Gmail u lançua më 1 Prill 2004, shumicë njerëz kujtuan se ky njoftim i Google ishte bërë si një shaka e 1 Prillit.

Google reklamonte 1GB hapësirë e-mail që për kohën ishte e jashtëzakonshme, veçanërisht nëse krahasohej me alternativat e kohës si Hotmail dhe Yahoo që ofronin vetëm një fraksion të kësaj sasie.

Por sot, 20 vite më pas dhe 1.2 miliardë përdorues, Gmail jo vetëm që nuk është një shaka, por emri më i njohur në industrinë e e-mail-it. Dhe sot hapësira e e-mai-it është 15GB.

Në 2005 kompania dyfishoi sasinë në 2GB për përdorues. Në 2006 lançoi Google Calendar dhe të njëjtin vit Google Chat i cili u bë publik më 14 Shkurt 2007.

Në 2009 lançoi qasjen offline ndërsa në 2011 një aplikacion iOS. Në 2012-ën kishte 425 milionë përdorues dhe 10GB hapësirë.

Në 2013-ën limiti arriti në 15GB, aq sa është edhe sot. Në 2016-ën numëronte 1 miliardë përdorues. /PCWorld Albanian


Shtuar 2.04.2024 18:00