VIDEO / Dy asistime në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar ‘shkëlqen’ në Turqi

Altin Zeqiri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po luan momentalisht në transfertë përballë Istanbulspor.

Pjesa e parë e sfidës e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, është mbyllur 0-2.

Zeqiri është ai që asistoi në të dy golat për të tijët. Në minutën e 4’, sulmuesi i Kosovës asistoi për Olawoyin, dhe 40 minuta më pas ai asistoi te Minchev, me këtë të fundit që ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Anësori i majtë deri më tani ka shënuar 3 gola me fanellën e Rizespor, teksa 23-vjeçari shkon në kuotën e 5 asistimeve.


Shtuar 2.04.2024 17:52