Ju vjedhin telefonin ose e humbni, këto janë hapat që duhen ndjekur menjëherë

Shumë personave u ndodh që të harrojnë telefonin apo t’ia grabisin atë.

Duke qenë se telefoni ka marrë një rëndëi të madhe në jetën tonë, humbja e tij shkakton panik, kjo edhe për shkak të të dhënave.

Por, ekzistojnë disa masa paraprake që mund të ndërmerrni për të siguruar të dhënat tuaja të jenë të sigurta nëse telefoni juaj humbet.

Telefonojeni celularin tuaj

Nëse jeni me fat, ndoshta telefoni juaj nuk është vjedhur por ndoshta e keni harruar vetë diku. Gjëja e parë që duhet të bëni është të telefonin dhe të shpresoni se dikush ndoshta mund të përgjigjet e t’ju thotë se e keni harruar diku. Por nëse telefoni juaj del i fikur dhe ju keni patur mjaftueshëm bateri atëherë mos shpresoni më telefonin tuaj e kanë vjedhur.

Gjurmojeni atë

Sigurohuni që të aktivizoni aplikacionin gjurmues në telefonin tuaj. Nëse gjurmoni vendndodhjen e telefonit tuaj ju mund ta ndiqni atë dhe të gjeni telefonin

Njoftoni kompaninë tuaj celulare

Nëse jeni të bindur se telefoni juaj është vjedhur, atëherë duhet të telefononi kompaninë tuaj celulare dhe të raportoni vjedhjen e telefonit tuaj. Në këtë mënyrë ata do të bllokojnë numrin tuaj dhe ju do të keni mundësi të rimerrni përsëri telefonin tuaj.

Telefononi policinë

Nuk ka asnjë garanci se autoritetet në të vërtetë mund t’ju ndihmojnë ta riktheni telefonin tuaj por ja vlen ta provoni.

Fshini të dhënat e telefonit tuaj nga distanca

Edhe pse mund të jetë e vështirë t’i fshini fotot me dorën tuaj ky është një hap i rëndësishëm i cili duhet bërë nëse tashmë jeni të sigurt se nuk do ta merrni mbrapsht telefonin tuaj. Nëse keni informacione tejet të rëndësishme në telefonin tuaj si të dhënat e kartës së kreditit apo të dhëna të tjera të ndjeshme, atëherë këtë hap duhet ta ndërmerrni patjetër.


Shtuar 1.02.2022 15:51