Që prej përditësimit të fundit, Whatsapp, platforma më e përdorur e rrjeteve sociale gjendet përballë akuzave të forta për shkeljen e privatësisë së përdoruesve. Ky lajm qarkullioi edhe përgjatë muajit prill, pasi shumë njerëz ishin konfuzë sa i përket ndryshimeve për nivelin e sigurisë së aplikacionit. Kësaj here, një “tweet” është bërë viral në mediat sociale, ku një specialist IT-je ka ngritur shqetësimin se “Whatsapp” dëgjon çdo bisedë ndonëse telefoni nuk është duke u përdorur. Specialisti quhet Foad Dabiri dhe punon si inxhinier në platformën “Twitter”. Ai ka postuar një foto ku tregon provat se mikrofoni i aplikacioni vazhdon të qëndrojë aktiv, pavarësisht faktit se ai ishte në gjumë.
Në foto ai komentoi: “WhatsApp ka përdorur mikrofonin në sfond, ndërkohë unë kam qenë në gjumë. Unë jam zgjuar në 6 të mëngjesit (dhe kjo është vetëm një pjesë e afatit kohor) Çfarë është duke ndodhur?”
WhatsApp has been using the microphone in the background, while I was asleep and since I woke up at 6AM (and that’s just a part of the timeline!) What’s going on? pic.twitter.com/pNIfe4VlHV
— Foad Dabiri (@foaddabiri) May 6, 2023
Pas tij, ka qenë vet CEO-ja i “Twitter” dhe miliarderi Elon Musk i cili ka ripostuar foton e Dabirit dhe ka komentuar:
“Whatsapp-it nuk mund t’i besohet.”
WhatsApp cannot be trusted https://t.co/3gdNxZOLLy
— Elon Musk (@elonmusk) May 9, 2023
Duke qenë se këto postime fituan shumë popullaritet dhe nisën të diskutohen nga të gjithë, ka qenë vet platforma “Whatsapp” e cila i është përgjigjur akuzave duke shpjeguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Gjatë 24 orëve të fundit ne kemi qenë në kontakt me një inxhinier të Twitter-it, i cili postoi rreth një problemi me telefonin e tij Pixel dhe WhatsApp. Ne besojmë se ky është një gabim i telefonit të tij Android që nuk tregon informacionet e sakta në panelin e tyre të privatësisë. I kemi kërkuar Google-it që të hetojë dhe korrigjojë këtë problem. Përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi cilësimet e mikrofonit. Pasi i jepet leja, WhatsApp-i e përdor mikrofonin vetëm kur një përdorues është duke bërë një telefonatë, duke regjistruar një mesazh zanor ose video. Madje edhe atëherë, këto komunikime janë të mbrojtura nga fillimi deri në fund, kështu që WhatsApp nuk mund t’i dëgjojë ato,”-deklaroi skuadra e aplikacionit në një postim zyrtar.
Over the last 24 hours we’ve been in touch with a Twitter engineer who posted an issue with his Pixel phone and WhatsApp.
We believe this is a bug on Android that mis-attributes information in their Privacy Dashboard and have asked Google to investigate and remediate. https://t.co/MnBi3qE6Gp
— WhatsApp (@WhatsApp) May 9, 2023