Porsche nuk ka ndërmend të heqë dorë nga makinat me transmision manual, për sa kohë që rregulloret dhe interesimi i klientëve e bëjnë të mundur.
Të lidhura
None found
Pas kërkesës së lartë për variantet manuale të 911 GT3, Porsche 911 Carrera S do ta rikthejë nga viti 2027 opsionin e kambios manuale me gjashtë shpejtësi.
Sipas Timo Resch, CEO i Porsche Cars North America, prodhuesi synon ta ofrojë këtë lloj transmisioni edhe gjatë dekadës së ardhshme, nëse klientët vazhdojnë ta kërkojnë.
Elektrifikimi përbën pengesën kryesore për këtë strategji.
Aktualisht, sistemi hibrid i modeleve 911 GTS dhe Turbo S nuk mund të kombinohet me një kambio manuale. Megjithatë, Porsche nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen inxhinierët të zhvillojnë një zgjidhje të përshtatshme.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e prodhuesve po i lënë pas transmisionet manuale, Porsche mbetet e vendosur t’i ofrojë ato për aq kohë sa tregu dhe legjislacioni e lejojnë.
