Egnatia tashmë i njeh të gjithë kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e grupeve të Conference League, si edhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të luajë përballë Bragës, Midtylland, Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris, U. Craiova dhe Aarhus.
Të lidhura
None found
Duke marrë në konsideratë nivelin e rivalëve dhe vështirësitë e transfertave, rruga më e favorshme për kampionët e Shqipërisë drejt kualifikimit është sigurimi i rezultateve maksimale në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.
Një skenar i tillë do të nënkuptonte fitoret ndaj Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris dhe Midtjylland. Megjithatë, përballja me ekipin danez pritet të jetë një sfidë veçanërisht e vështirë.
Nëse Egnatia grumbullon 9 pikë, avancimi në raundin pasardhës do të ishte thuajse i sigurt. Kualifikimi do të konsiderohej i hipotekuar me 10 pikë, çka do të kërkonte edhe një barazim në transfertë. Mundësia më e arritshme për këtë rezultat shihet ndaj rumunëve të U. Craiova.

Rregullat e fazës së grupeve në Conference League përcaktojnë se skuadrat e renditura nga vendi i 1 deri në vendin e 8 kalojnë drejtpërdrejt në 1/8-at e kompeticionit. Ekipet që pozicionohen nga vendi 9 deri në 24 luajnë në Play-Off, ndërsa ato nga vendi 25 deri në 36 eliminohen.
