Edhe pse u njoftua në vitin 2017, kamioni i ri elektrik i Tesla është ende në pritje të dorëzimit. Tani janë publikuar foto të reja që zbulojnë ndryshime nga dizajni origjinal.
Elon Musk, CEO i Tesla, tha se kamioni do të jetë i disponueshëm këtë vit. Do të ketë një distancë prej 805 km.
Tani janë publikuar foto të reja të kamionit, duke treguar ndryshimet e dizajnit. Kamioni është ende i dallueshëm, dhe tani ka pasqyra masive dhe një kabinë të ndryshme. Eshte nderruar edhe pjesa e brendshme, ka konsol dhe timon te ri.
Sa i përket specifikimeve, Tesla thotë se kamioni ka një distancë prej 483 deri në 805 kilometra dhe se do të fuqizohet nga tre motorë elektrikë të pavarur.
Kamioni do të përshpejtojë nga 0 në 100 km / orë në 20 sekonda.