Sot është dita e Rudiger te Real Madridi. Mbrojtësi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën për të cilën ishte rënë dakord me klubin.
Rudiger ka zgjedhur numrin që deri pak javë më parë i përkiste Iscos, 22.
Më parë këtë numër te “galaktikët” e kanë mbajtur lojtarë si Di Maria, Xabi Alonso, Migues Torres, Pavon, Alvaro Benito, Karembeu dhe Illgner.
Gjermani ashtu si edhe Tchouameni, gjatë prezantimit ka marrë një orë dhe një kopje të Santiago Bernabeu-t./albeu.com