Real Madrid kryen goditjen e parë në merkato, super mbrojtësi vishet “Los Blancos”

Real Madrid ka realizuar goditjen e parë në merkato ende pa filluar ajo e verës.

Spanjollët kanë arritur akordin me mbrojtësin gjerman të Chelsea, Antonio Rudiger. Këtë marrëveshje e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ku bënë me dije se marrëveshja ka ardhur ditët e fundit ku Rudiger do të transferohet me parametra zero te Reali.

Kontrata do të jetë deri në qershor të vitit 2026, pra një kontratë 4-vjeçare. Real Madrid ka rënë dakort që njoftimin zyrtar do ta realizojë në fund të sezonit. Thuhet se Carlo Ancelotti ishte personi kyç në këtë mes për të mbushur mendjen e mbrojtësit gjerman./ h.ll/albeu.com