VIDEO / Rudiger barazon shifrat në gjysmëfinalen mes Realit dhe Atleticos

Real Madridi i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Derisa Los Cholchoneros kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me anë të Mario Hermosos, Los Blancos i barazuan më pas shifrat.

Derisa ekipi që drejtohet nga Carlo Ancelotti të merrte lojën nën kontroll erdhi edhe goli i tyre.

Ishte Luka Modric, ai që asistoi te Antonio Rudiger, me gjermanin që realizoi me kokë. /Telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 20:48