ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas

Para pak ditësh, Akileu Ndreca konfirmoi largimin e tij nga klubi i Tiranës pas vetëm një sezoni. Tashmë karriera e sulmuesit shkodran do të vazhdojë në kryeqytetin e Kosovës.

Ndreca është lojtari më i ri i Prishtinës, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin pak më parë në faqen zyrtare.

“Akileu Ndreca përforcimi më i ri i FC Prishtina!

Futbollisti i bashkohet klubit tonë, pasi edicionin e fundit ishte pjesë e KF Tiranës. I rritur dhe zhvilluar në sistemin e futbollit italian, Ndreca sjell me vete përvojën dhe disiplinën e fituar gjatë viteve të formimit në Itali, si dhe eksperiencën e futbollit elitar në Shqipëri.

Mirësevjen në kryeqytet Ndreca, suksese me fanellën bardhekaltër!”, shkruan Prishtina.


Shtuar 15.06.2025 22:46