Zyrtare, Tchouameni lojtari më i ri i Real Madrid

Aurelien Tchouameni ka zbarkuar në Madrid dhe tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Mesfushori francez i lindur në vitin 2000 fluturoi drejt kryeqytetit spanjoll direkt nga Parisi, ku luajti dje ndeshjen ndaj Kroacisë.

Tchouameni vjen nga Monaco për 80 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse.

“Kjo është një ëndërr, të firmosësh për klubin më të mirë në botë. Do të punojmë për të fituar akoma edhe më shumë tituj, të zgjerojmë historinë e këtij ekipi. Është e vërtetë që kam pasur shumë oferta, por kur mora vesh se Reali më kërkonte nuk mund t’i thoja jo. Dua të lë shenjë në futbollin botëror dhe Reali është ekipi më i mirë për të ma bërë të mundur këtë gjë”, është shprehur mesfushori francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.06.2022 14:09