ZYRTARE/ Spanja merr frymë lirisht, të gjithë futbollistët e Spanjës rezultojnë negativë me COVID-19

Kombëtarja spanjolle ka marrë një lajm të mirë.

Diego Llorente dhe Sergio Busquets kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 në kampin stërvitor të Spanjës.

Kjo gjë shqetësoi tej mase selektorin Jose Enrique dhe Drejtorin sportiv, Molina të cilët u panë duke bashkëbiseduar të shqetësuar për situatën.

Sipas mediave spanjolle, gjasat ishin të mëdha që të ketë shpërthyer virusi tek futbollistët, gjë që do të rrezikonte Kampionatin Evropian.

Por, në testimin e fundit nga UEFA, Spanja bën të ditur që të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë ndaj virusit COVID-19./


Shtuar 10.06.2021 08:26